
Në aksin Spanjë-Italia po projektohet edhe shkëmbimi i bujshëm i lojtarëve. Barcelona i ka bërë propozimin e “çmendur” Interit gjatë kësaj merkatoje.
Katalanasit gjatë verës së kaluar arritën të transferonin nga Milan, Frank Kessie, me këtë të fundit që nuk është përshtatur dot me skemat e Xavi hernandez dhe nuk ia ka dalë të tregojë vlerat e tij.
Në këto kushte drejtuesit kanë menduar të t’i propozojnë Interit shkëmbimin e lojtarëve. Skuadra spanjolle kërkon Brozovic, dhe në këtë mënyrë Kessie të kalonte sërish në Serie A, këtë herë me fanelën e Interit.
Zikaltrit nuk po nxitohen dhe po marrin me qetësi propozimin, me bisedimet që janë në fazën fillestare të tyre, ndërsa mbetet të presim ditët në vijim për të mësuar nëse ky operacion mund të realizohet.