Igli tare do të rikthehet në Serie A për të rinisur karrierën e tij si drejtor sportiv. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua para disa muajsh nga Lazio pas 15-vitesh si drejtor sportiv te italianët.
All - Paragraf - 3
Sipas “Supersport” bëhet me dije se tashmë Tare prej ditësh po bisedon me Napolin, ku bisedimet me Aurelio De Laurentiis po shkojnë siç duhet. 50-vjeçari do të marrë rolin e drejtorit sportiv te kampionët e Italsë.
Sipas burimit në fjalë raportohet se brenda 10 ditëve të ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Te Napoli Tare do të marrë vendin e lënë bosh nga Cristiano Giuntoli, i cili u largua te Juventusi pas titullit që fitoi sezonin e kaluar.
Poll
