
Ditën e sotme në Itali do të zhvillohen 4 sfida që janë të vlefshme për Kupën e Italisë. 8 skuadra do të kërkojnë fitoren për të vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Në orën 17:45 Salernitana pret Ternanan, me vendasit qqë janë dukshëm më favoritë për të siguruar edhe kualifikimin në fazën tjetër të Kupës.
Ndërkohë në orën 18:00 Cosenza gjithashtu prejt Sassuolon e Nedim Bajramit. Ndërkohë një tjetër shqiptar pritetë luajë titullarë në ditën e sotme. Bëhet fjalë për Ylber Ramadanin që me shumë gjasa do të debutojë me Leçen në sfidën ndaj Como, takim që do të startojë në orën 21:00 Sfida e fundit do të jetë mes Monzës dhe Reggiana në orën 21:15.
Poll