Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Polemikat e penalltisë, Bujar Pregja i jep të drejtë Jorgjit: Da Silva e shkeli i pari

Shkruar nga NEWSPORT
Polemikat e penalltisë, Bujar Pregja i jep të drejtë Jorgjit: Da

Në emisionin “Skaner” në MCN TV me moderator Gerti Çarçanin, i ftuar i përhershëm për moviolën është ish-arbitri i njohur, Bujar Pregja. Tematikë e rëndësishme e sotme ishte rasti i ndërhyrjes së portierit të Egnatias te Da Silva me arbitrin Enea Jorgji që nuk akordoi penallti. Bujar Pregja del në mbështetje të Jorgjit duke dhënë arsyet e tij.

“Fillimisht Da Silva ka shkelur me këmbën e majtë portierin dhe aty është faulli i parë më pas ndodh ai kontakti tjetër i portierit me Da Silvan. Për këtë arsye, mendoj se nuk ishte penallti”, tha Pregja.

Kujtojmë që Partizani humbi 3-0 me Egnatian në Rrogozhinë duke i dhënë mundësi Tiranës të afrohet me vetëm 1 pikë diferencë. Penalltia e padhënë shihet si një epsiod që vendosi ndeshjen sipas kampit të kuq.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga