
Paul Pogba do të kthehet në fushën e blertë vetëm në vitin 2023. Edhe pse pati shpresa që francezi të ishte gati që javën e ardhshme, mediet përtej Adriatikut bëjnë me dije që ai do të kthehet vetëm në vitin tjetër.
Kësisoj s’do të mund të jetë gati as për Botërorin “Qatar 2022” që starton në 20 nëntor. Deri më tani, Pogba ka munguar në 17 ndeshje.
Kësisoj s’do të jetë i gatshëm as për 4 ndeshjet e fundit të vitit. Në këtë mënyrë fantazisti mbyll këtë vit kalendarik në mënyrën më të keqe të mundshme.
Poll