
Milani sfidon Torinon në transfertë për javën e 12 në Serie A. Djalli do të kërkojë fitoren e rradhës për të vazhduar ndjekjen e Napolit kryesues. Stefano Pioli ka bërë disa rotacione të vogla me Bennacer, Giroud dhe Rebic që e nisin nga stoli dhe në vend të tyre do të luajnë Pobega si një ish i sfidës dhe Origin ë majën e sulmit.
Gabbia ka fituar përsëri një vend në formacion krah Kalulut, Tomorit dhe kapitenit Theo. pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit. Tonali dhe Leao pritet të kenë përsëri në dorë lojën e Milanit bashë me ndihmën e Theos nga pas.
Formacionet Zyrtare:
TORINO (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Lukic, Ricci, Lazaro; Vlasic, Miranchuk; Pellegri. Trajner: Ivan Juric
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Pobega; Messias, Brahim Diaz, Rafael Leao; Origi. Trajner: Stefano Pioli