Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përgatitjet e fundit për bardheblutë, Ze Maria udhëzon ndihmësit nga largë

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitjet e fundit për bardheblutë, Ze Maria udhëzon

Tirana do të zbresë në fushë në datën 12 janar për të zhvilluar senacën e parë stërvitore, për tu nisur menjëherë ditën tjetër drejt Antalias, ku do të qëndrojnë për gati 12 ditë për të zhvilluar fazën përgatitore.

Seancën stërvitore të ditës së premte do ta drejtojnë ndihmësit e trajnerit brazilian, pasi ky i fundit nuk ndodhet në Shipëri dhe do zbresë në datën 13 janar në tokën shqiptare për tu nisur menjëherë drejt Turqisë për tu bashkuar me skuadrën.

Në këto kushte, Ze Maria ka dhënë këshillat e fundit për ndihmësit e tij për stërvitjen e ditës së premte. Tirana gjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia do të zhvillojë disa miqësore. Provën e parë e ka ndaj kazakëve të FC Tobol dhe të dytën ndaj skuadrës ruse, SKA Khabarovks, që do të zhvillohen në datën 18 dhe 20 janar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga