 
Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani ka organizuar një takim me Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave Sportive në prag të Lojërave Mesdhetare " Tarragona 2017”.
Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka kërkuar që të merren të gjitha masat e nevojshme për të përfaqësim dinjitoz në këtë eveniment sportiv.
"Në kuadër të pjesëmarrjes së Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2017”, u zhvillua dje takimi i tretë me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave Sportive.
Presidenti i KOKSH Z.Viron Bezhani u kërkoi përfaqësuesve të Federatave Sportive të merrnin masat e duhura dhe të përzgjidhnin sportistët e tyre për t'u përfaqësuar në Lojëra.
Gjithashtu u dhanë informacione në lidhje me kuotat e pranimit dhe kushtet e pjesëmarrjes. Presidenti Bezhani kërkoi nga përfaqësuesit e federatave që të paraqesin pranë KOKSH kërkesat për mbështetje në realizimin e fazave përgatitore të sportistëve në mënyrë që pjesëmarrja e sportistëve të jetë sa më cilësore", njoftohet në lajmërimin zyrtar të KOKSH në faqen zyrtare në internet.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       