Përballen me ekipin me formën më të mirë, Skënderbeu rrit intensitetin për Apoloninë
Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu do të presë Apoloninë në shtëpi ditën e premte në orën 15:00 për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Korçarë duan të rikthehen sërish te rruga e fitores pas barazimit befasues me Besëlidhjen e vendit të fundit në javën që lamë pas.
Mirëpo, do të jetë e vështirë pasi përballë u vjen ekipi me formën më të mirë në tre javët e fundit. Fierakët kanë hedhur pas momentin negativ dhe kanë marrë pikët e plota në 3 sfidat e fundit duke fituar madje edhe me Dinamon në kryeqytet.
Gvozdenovic kërkon maksimumin nga të tijët dhe ka rritur intensitetin në stërvitje për të qenë me marshe të larta në ndeshjen e së premtes. Bardhekuqtë kanë mbyllur stërvitjen e sotme dhe nesër do të zhvillojnë përgatitjet e fundit përpara sfidës.