
Benjamin Pavard ka kompletuar transferimin e tij te Interi dhe tashmë do të synojë të jetë protagonist tme zikaltërtit në kampionat. Francezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën italiane, ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.
Pavard ka folur si lojtar i Interit, ndërsa nuk ka nguruar të japë edhe premtimin e madh për tifozët. Lojtari premtoi se tifozët duhet të bëhen gati për të festuar yllin e dytë në fanelë.
“Interi është një klub fitues, vetëm shikoni të gjithë trofetë që ka këtu. Unë luaj futboll për të fituar, prandaj vendosa të vij te “zikaltërit”. Unë mund t’i jap Interit të gjithë përvojën që kam fituar duke luajtur për Bayern Munich dhe kombëtaren franceze.
Kam mësuar shumë dhe mbërrij me një objektiv të qartë: të tregoj që mund të jap më të mirën time. Unë dua të fitoj titullin, në mënyrë që të vendos “yllin” e dytë në fanellën e Inter.
Jetoj për të fituar trofe dhe kjo është e rëndësishme për tifozët dhe për të gjithë klubin.Do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbërritur sa më shumë trofe të mundshëm. Skuadra ka lojtarë të nivelit elitar që do të na ndihmojnë t’i arrijmë objektivat tanë”,- ka deklaruar lojtari më i ri zikaltër.