
Benjamin Pavar u transferua te Interi gjatë merkatos së verës, francezi mbylli aventurën e tij me Bayern Munich dhe preferoi Serie A përpara Premier League.
Në një intervistë për “Gazzeta dello Sport” mbrojtësi ka folur me superlativa për kampionatin italian, teksa ka deklaruar se Italia është “shtëpia e mbrojtësve”. Gjithashtu është i bindur se te zikaltërtit ka ardhur për të shtuar edhe yllin e dytë në fanelë.
“Pse zgjodha Serie A kur kampionati im i preferuar është Premier League? E para lidhet me projektin sportiv, te Inter mund të luaj në rolin e preferuar. Jam një ndjekës i rregullt i Serie A dhe Italia është shtëpia e mbrojtësve, ndaj për mua ishin të gjitha kushtet për t’u transferuar në këtë kampionat.
Objektivat? Jam te Inter sepse dua të ndihmoj skuadrën të fitoj kampionatin dhe të shtoj yllin e dytë në fanellë. Dua t’iu kthej tifozëve të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë prej ditës së parë. Madje, që para se të firmosja me Interin. Kam marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe ata e meritojnë një trofe”, ka përfunduar Pavard.