
Andi Lila dhe skuadra e tij PAS Giannina kanë arritur që të fitojnë një ndeshje të rëndësishmë për të ngjitur shkallët e tabelën e klasifikimit në Superligën Helene. Ndeshja kundër AEL Larisa ka përfunduar me fitoren 4-0 të skuadrës së Lilës, i cili sot në fushë ka pasur një tjetër pozicion.
Kavajasi nuk ka luajtur në krahët e mbrojtjes, ashtu siç jemi mësuar të shohim me kombëtaren kuqezi, por ka marrë një tjetër pozicion, ka luajtur si mesfushor qendre. Shqiptari është aktivizuar përgjatë gjithë ndeshjes, ndërsa skuadra e tij është ngjitur në kuotën e 10 pikëve pas 5 javëve kampionat.
Poll