
Panajot Pano lindi më 7 mars të vitit 1939 dhe Partizani e ka përkujtuar me këtë rast. Klubi i kuq ka përmendur trofe të fituar nga një prej lojtarëve legjendarë, ndërsa ka shtuar dhe çmimet më të rëndësishme personale që ka fituar.
Kujtojmë se Pano u nda nga jeta më 19 janar 2010 në Amerikë, kur ishte në moshën 70-vjeçare. Ai vazhdon të përkujtohet çdo vit, si një ndër lojtarët më të mirë që ka njohur historia e futbollit shqiptar.
Postimi i Panajot Panos:
“7 mars, ditëlindja e Panajot Panos:
Panajot Pano, sot do të mbushte 85 vjeç. Klubi i Futbollit Partizani dhe familja e kuqe kujton me përulje dhe respekt të madh “Mbretin” e Futbollit Shqiptar. Me Partizanin Panajot Pano ka fituar 4 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Shqipërisë.
Karriera e shkëlqyer e Panos është e shoqëruar padyshim edhe me çmime të shumta individualë: ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave’ i dhënë në 2003 nga FSHF, Lojtari i Shekullit” i akorduar nga Uefa/Fifa, ‘Nderi i Kombit’ dhe “Simboli Qytetit të Tiranës”
Kujtimi dhe emri i Panajot Panos do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”.