Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani në kërkim të suksesit pas disfatës në Gjirokastër, Starova dhe Gjoka "kokë më kokë"

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani në kërkim të suksesit pas disfatës në

Sot do të luhet java e 16-të e kampionatit në Superligë. Partizani do të ketë sot përballë Vllazninë e drejtuar nga Ernest Gjoka. Të kuqtë e Sulejman Starovës do kërkojnë të marrin sot një rezultat pozitiv pas disfatës së rëndë javën e shkuar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ku Partizani u mund me rezultatin e thellë 5-0.

Të dyja ekipet kanë zhvilluar ditën e djeshme seancën e fundit stërvitore, nga ku trajnerët e ekipeve përkatëse kanë pasur mundësinë të shohin nga afër lojtarët dhe të kenë një ide për titullarët që do të hedhin sot në fushë.

Takimi do të luhet në orën 13:00, vetëm pak orë para startimit të sfidës janë zbuluar formacionet e mundshme të të dyja ekipeve që janë si më poshtë.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, Vila, Asani, Progni, Trashi, Bardhi;

Trajner: Sulejman Starova

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Marku, Rudi, Krymi, Lika, Bardulla, Vucaj Çinari, Ribaj;

Trajner: Ernest Gjoka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga