
Marcus Thuram e ka nisur siç duhet aventurën e tij te Interi, me sulmuesin që nuk ka dashur shumë kohë për t’u pështatur në Serie A. paraqitjet pozitive të bëra me zikaltërtit në këtë fillin sezoni, sigurisht kanë marrë vëmendjen e ekipeve të mëdha.
Chelsea dhe Real Madrid duket se e kanë në shënjestër francezin, i cili me shumë gjasa nuk do të qëndrojë gjatë te Interi. Të dyja ekipet e shikojnë 26-të vjeçarin si të duhurin për repartin e sulmit.
Është ende herët për të folur për gjëra konkrete, por tashmë Chelsea dhe Reali e kanë “piketuar” si një prej lojtarëve që do ta monitorojnë gjatë këtij sezonit.
Poll