
Orges Shehi ditën e sotme u prezantua para gazetarëve. Trajneri durrsak ka firmosur kontratë 3-vjeçare me demat, teksa tashmë merr në dorë “frenat” e rivalëve të Tiranës.
Ish-timonieri i bardhebluve ka nisur menjëherë nga puna, teksa bashkë me të ishte i pranishëm edhe Arbër Abilaliaj. Pikërisht ky i fundit pasi është zëvendësuar në stol nga Shehi do të rikthehet në rolin e tij të mëparshëm.
Abilaliaj do të jetë drejtori sportiv dhe do të nisë të mendojë për merkaton e janarit dhe lojtarët që do të transferojnë bashkë me Shehin për të përforcuar ekipin. Në këtë mënyrë te të kuqtë ka nisur sot “epoka” e re dhe tashmë objektivi i vetëm është titulli kampion. Aktualisht demat ndodhen në vendin e 2-të me 32 pikë, 5 më pak se Egnatia kryesuese.