Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"O i bukri im ti, o terminatori im ti", Asani dhe Seferi tregojnë atmosferën pozitive në Kombëtare

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria mori një fitore madhështore 3-0 të enjten e 12 tetorit. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja kuqezi ‘shpartalloi’ çekët me një lojë fantastike dhe spektakël golash.

Pas dy ditesh të besuarit e Sylvinhos do të përballen në një miqësore luksi përballë Bullgarisë, përsëri në “Air Albania” duke filluar nga ora 18:00. Atmosfera në ekip është fantastike, gjë që e tregojnë edhe vetë futbollistët në rrjetet sociale.

Në një foto të postuar nga Ylber Ramadani, pozitiviteti nga shokët e ekipit si Jasir Asani apo Taulant Seferi nuk mungojnë.

“O i bukuri im tiiii”, shkruan Asani, ndërsa Seferi shkruan, “O Terminatori im tiii”. Duket se lojtarët i ka “mbërthyer” lumturia dhe duket që ka shumë harmoni mes tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga