
Tirana ja ka dalë të marrë dje tre pikë pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Apolonisë. Edhe pse në kampin bardheblu pritej të kishte festë, pasi ekzistonte frika për një tjetër dështim pas disfatës ndaj Bylisit në javën e shtatë të kampionatit, ka ndodhur e kundërta.
Me të përfunduar takimit, trajneri brazilian, Ze Maria ka urdhëruar lojtarët që nuk lujtën ndaj Apolonisë, të shfryëzonin fushën e "Selman Stërmasit" pasi takimi tjetër është shumë afër dhe duhet të nisin përgatitjet pa humbur kohë.
Sot, ekipi bardheblu do të jetë pushim, ndërsa nga nesër nën urdhrat e trajnerit do të vijojë përgatitja për ndeshjen e javë së nëntë të kampionatit në Kategorinë e Parë, ku Tirana do të përballen me Shënkollin në datën 25 nëntor.