
Në Shkodër akoma nuk i kanë filluar pushimet. Vllaznia dhe Besëlidhja do të zhvillojnë nesër(30 dhjetor) në “Loro Boriçi” një miqësore mes tyre. Qatip Osmani me stafin e tij kanë menduar të nevojshme këtë ndeshje që nis në 12:00, para se të mbyllnin vitin 2023.
Kuqeblutë kanë zgjedhur si kundërshtar Besëlidhjen, teksa këta të fundit militojnë në Kategorinë e Dytë. Qatip Osmani me shumë mundësi do shohë gjendjen e lojtarëve të rinj që ka në organikë.
Pavarësisht se sezoni u nis mjaft keq, shkodranët ia dolën që ta mbyllnin gjysmën e parë në vendin e katërt, pozitë kjo që të jep qetësinë e “final 4”.
Poll