
Mesfushori i Liverpool, Naby Keita është në përfundim të kontratës së tij me “The Reds”. 27 vjeçari nuk duket se do ta rinovojë kontratën dhe shumë klube europiane janë interesuar për të orët e fundit.
Nga Ligue 1 në Francë, Monaco dhe Lyon janë shprehur për një interesim për mesfushorin. Ndërsa në Itali, Milan dhe Inter janë fansa të lojtarit dhe ideja e një transferimi të lirë në verë është shumë tunduese për të dyja.
Por mundësia e një rikthimi të tij tek skuadra e Leipzig në Bundesligë është më e konsiderueshme për lojtarin nga Guinea. Keita tashmë ka parë rikthimin e Timo Werner tek Leipzig dhe se si ai është riintegruar në ekip.
Megjithatë Jurgen Klopp është një fans i madh i mesfushorit dhe dëshiron që ai të vijojë karrierën e tij në “Anfield”.