
Egnatia dhe Kukësi do të përplasin “brirët” në “Egnatia Arena” në orën 14:00. Një duel mjaft i rëndësishëm mes dy ekipeve që do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët e javës së 11-të.
Edlir Tetova dhe Stavri Nica kanë shuar çdo dilemë sa i takon formacionit që do të hedhin në fushën e lojës. Të dy timonierët kanë zgjedhur 11-shen titullare që do të luajnë në Rrogozhinë.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Mëllugja, Aleksi, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova
Kukësi: Tafas, Lala, Duka, Zogos, Murati, Domi, Fejzaj, Nazayro, Motta, la Torre, Kango. Trajner: Stavri Nica
Poll