
Brahim Diaz po stërvitet veçmas shokëve të ekipit pas një shqetësimi muskular. Ai nuk ishte dje me skuadrën në humbjen ndaj Fiorentinës. Sulmuesi po shpreson të jetë gati në kohë për sfidën e së mërkurës kundër Tottenham në Londër. Në ndeshjen e parë në “San Siro” Milani fitoi 1-0 dhe Diaz shënoi golin e vetëm të sfidës.
Spanjolli mendohet se të paktën do të jetë në stol në ndeshjen e Champions. Gjithashtu dje për Milanin mungoi dhe Leao dhe Kruniç për shkak kartonash. Ibrahimovic, Adli, Dest dhe Bakayoko janë lënë jashtë listës së Champions dhe nuk do të jenë të pranishëm.
Poll