
Tirana do të luajë të shtunën në transfertë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Një sfidë që konsiderohet si malore për bardheblutë, të cilët duken në rrugën e duhur për titullin kampion.
Megjithatë në stadiumin “Niko Dovana” nuk do të mungojnë ultrasit “Tirona Fanatics”. Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, ata kanë emocionuar duke treguar gjithë ecurinë e tyre, prej fillimit e deri në ditët e sotme. Në Facebook-un zyrtar, “Tirona Fanatics” shkruante:
“TIRONA!
E SHKUARA, E TASHMJA...E ARDHMJA!
Prej 2006-tes ne fillimet e Tirona Fanatics e deri ne ditet e sotme 5 ndeshje larg te titullit te 30te KAMPION nuk kane qene te pakta momentet e hidherimit, merzitjes e loteve e as momentet e golave, emocioneve apo fitoreve!
Me shume se krenar qendrojme sot me koken lart duke prire tifoskenen mbareshqiptare, me mijera e mijera kilometra te pershkruara...
Nga elbasani apo durresi i afert deri ne Trnaven e Dudelangen e larget.
Nate e dite udhetime per ngjyrat me te bukura ne bote!
Me shume se krenar qendrojme sot mbrapa banerit me te bukur ne bote e duke vazhduar kenget perkrahe ekipit tone te zemres!
Me shume se krenar per dhjetera e dhjetera Koreografi, Kortezhe apo PyroShoë njera me spektakolare se tjetra, duke bere te ndihen krenar te gjithe ata qe zemra e gjaku i pompon bardheblu!
Me shume se krenar qe kurre nuk u beme pale me ata qe lojen me te bukur ne bote e shohin si biznes apo punojne nate e dite kunder saj e kunder Tirones, dikush nga dashakeqesia, dikush nga injoranca e dikush nga te dyja keto bashke!
Me shume se krenar qe sot perfaqesojme si duhet klubin me historine e fanellen absolutisht me te rende ne trojet Shqipetare!
Titulli i 30-te eshte shume afer...
Asnje gje nuk eshte e
sigurte vec historise se gdhendur ne ar te SPORT KLUB TIRONES e tifozerise se saj!
Askush nuk mund ta kuptoje dashurine e verber e FANATIKE tone per keto ngjyra pervecse dikush qe eshte njeri nga ne!
Sa e cmendur eshte te jesh me TIRONEN!
Mbeshtetja keto jave duhet maksimale...
Ti tregojme dhe njehere te gjitheve qe TIRONA jemi ne...
Historia hapet dhe mbyllet me ne!
Te tjeret jane detaje...puzzle qe formojne historine e madheshtine tone, madheshtine e Kryeqytetit me te bukur ne bote...madheshtine e te qenurit me TIRONEN!
SHIHEMI TE GJITHE NE DURRES, TE SHTUNEN!
ME FANATICS...PER TIRONEN
PER TE 30-TEN”