Ndryshime në stadiumin e Egnatias, rrogozhinasit njoftojnë tifozët
Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia do të përballet pasnesër në orën 13:00 me Erzenin në shtëpi dhe ekipi i Duros kërkon fitoren në një sfidë direkte për vendin e tretë. Klubi ka njoftuar ditën e sotme tifozët për një ndryshim në pozicionimin e tyre në tribuna dhe për pajisjen e biletave me identifikim dixhital.
“Duke filluar nga ndeshja kundër Erzenit dhe në vazhdim hyrja në stadiumin "Arena Egnatia" do jetë me bileta me identifikim dixhital. Gjithashtu tribunat për tifozët tanë do të jenë në krahun e qytetit, përkatësisht tribuna A dhe B. Ndërkohë tribuna C e tifozëve miq do të vendoset në krahun e majtë të tribunës, ngjitur me tribunën B1.”-njofton Egnatia në rrjete sociale.