Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ndeshje për “jetë a vdekje” për Tiranën, tifozët bardheblu: Shkojmë në finale, jemi për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje për “jetë a vdekje” për Tiranën,

Tirana do të luajë finalen e katërt të basketbollit kundër Besëlidhjes, e vlefshme për kampionatin kombëtar. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj do të tentojnë të triumfojnë për t’u barazuar në këtë mënyrë me Besëlidhjen që ka fituar 2 ndeshje, ndërsa kryeqytetasit 1.

Një sfidë që pritet me mjaft interes dhe me sa duket nuk do të mungojnë as tifozët e Tiranës. Tifo-grupi “Tirona Fanatics” ka bërë një postim në kanalin zyrtar ku shkruan: “Të honën finalja e 4-të e basketbollit! Fanatics do të jenë sërish aty! Së bashku rihapëm luftën e titullit e po së bashku do ta dërgojmë në ndeshjen finale! Në orën 19:00, te “Feti Borova” për të mbështetur çunat e Tironës drejt titullit kampion! Vetëm për Tironën”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga