
Roma mori fitoren e 3-të radhaz në kampionat me në krye Daniele De Rossi. Verdhekuqtë mbrëmjen e djeshme mposhtën 4-0 Cagliarin në një sfidë spektakolare për ish-skuadrën e Jose Mourinhos.
Pas këtij suksese, De Rossi do të ishte shumë i lumtur, ndërsa thekson se Romës i duhet një trajner me këmbë në tokë. Por tashmë menjëherë timonieri i verdhekuqve ka ktheyr fokusin te sfida e vërtetë, ku përballë do të kenë Interin.
“U shfaqëm të zotët në fushë, ishte një ndeshje e bukur. Por, kemi shumë punë për të bërë, mendoj se është ende shumë shpejt për të parë klasifikimin. Duhet ta pranojmë se në këto tre ndeshje jemi përballur me skuadra më pak të forta dhe që garojnë për objektiva të ndryshëm nga Roma. Nga momentet negative dilet vetëm duke qëndruar të bashkuar, lojtarëve iu thashë se duhet të besojnë te cilësitë e tyre.
Përballja me Inter? Nuk dua ta mendoj se si do të përballej Mourinho me Interin. E pashë Interin kundër Juventusit dhe një ide e kam. Megjithatë, nuk e kam menduar në detaje sepse isha i përqëndruar te Cagliari. Lojtarët meritojnë një trajner që mendon vetëm për ndeshjen e radhës.
Ndjehem mirë te Roma, kam besimin e drejtuesve. Më pëlqen që çfarë kemi praktikuar në stërvitje e kemi bërë realitet në fushë. Ndeshjen ndaj Cagliarit e menaxhuam si një skuadër e madhe”, ka theksuar De Rossi.