
Derbi i kryeqytetit përfundon 1-1 dhe Tirana e Partizani ndajnë nga një pikë në fund të 103 minutave të zhvilluara mes tyre. Da Silva dhe Ardit Deliu ishin dy autorët e golave të kësaj ndeshjeje spetakolare.
Për “Oversport” do të fliste edhe Ardit Deliu, i cili theksoi se:
Barazimi? Faleminderit për urimin. Ka qenë një ndeshje e vështirë dhe mungesat na e vështirëuarb akoma më shumë. Jmei mbështetut te njëri tjetrit për të bërë mirë. Kjo është forca jonë, grupi.
Detyra për të markuar Rrapajn? Sot trajneri na tha direktivat të ishim 1 kundër 1 dhe arrita ta bëj me sukses punën time. Me daljen e Rrapajt u lehtësua puna ime dhe kisha më shumë hapësirë.
Parashikimi i Xhixhës që do të shënoni gol? E paska qëlluar këtë. E falenderoj për vlerësimin dhe që e ka gjetur që unë do të shënoj.
Goli i parë? Faleminderit për fjalët e mirë. Është nder të ta thotë legjenda e Tiranës (Gent Muça). Të shënon gol në derbi me stadiumin plot është emocion i veçantë.
Goli në derbi më i veçantë? Padiskutim që po, ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës time, sepse mund të vendosej edhe titulli. Kemi arritur ta pëfundonim me sukses këtë sfidë. E fituam falë trajnerit.