
Sulejman Starova ka folur për ndeshjen e Partizanit kundër Erzenit, ku shijakasit fituan me rezultatin 1-0. Ish-trajneri i kuq, tashmë në krye të shkollës së trajningut në FSHF ka dhënë opinionin e tij për këtë sfidë.
Në panelin e emisionit "Skaner" në MCN, Starova tregoi se shënuesi i golit të vetë, braziliani Nonato paguhet plot 36 mijë euro.
"Unë jam i kënaqur nga ritmi i lojës te Partizani. Dëmtimet bëjnë të vetën. Trajnerit dua t’i them se nuk kishte asnjë rast në pjesën e parë, kishte dy raste të pastra në të dytën. Humbën mundësinë që të shkëputen në krye të renditjes.
Erzeni është një skuadër e re, në krahasim me skuadrat e tjera, Bylis, Egnatia dhe Kastrioti. Erzeni më rezulton me investime të mëdha. Ai sulmuesi që shënoi sot, më rezulton që paguhet neto 36 mijë euro.
Duhet studiuar kjo, sepse një skuadër me katër javë, nuk mund të kenë kaq shumë grintë. Kjo skuadër me këtë grintë, u grumbullua në momentet e fundit dhe e kanë kapur trenin për të qenë gati", tha ai.