
Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele. Bersluconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dhe të mërkurën e 14 qershorit do të mbahen homazhet për ish-Presidentin e Milanit.
Përcjella e tij për në banesën e fundit do të bëhet në Katedralen e Milanos, në orën 15:00. Këtë ditë Italia ka vendosur ta shpallë ditë zie kombëtare. Këtë gjë e ka bërë të ditur nënsekretari i kryeministrit, Alfredo Mantovano.
Kujtojmë që Berlusconi ka qenë lideri i “Forza Italia” dhe Presidenti i Milanit, me të cilët arriti të fitonte gjithçka në futboll.
Poll