
Ilir Allmuça do mungojë nesër për Dinamon kundër Partizanit, për shkak se ka plotësuar numrin e katër kartonave të verdhë. Mbrojtësi i majtë u ndëshkua në sfidën e fundit me Erzenin, që u fitua 1 me 0 në “Niko Dovana”.
Kjo është mungesë e rëndësishme për Dritan Mehmetin, që duhet të mendojë pa 27-vjeçarin. Indrit Prodani dhe Ali Samake janë alternative të mundshme.
Kujtojmë se ndeshja me Partizanin luhet nesër(27 nëntor), ora 17:00. Dinamo do kërkojë fitoren pas 14 viteve, kur e arriti për herë të fundit(1-2).
Poll