
Partizani luajti kundër Kastriotit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1. Një pikë e marrë nga të kuqtë të cilët rrezikojnë vendin e parë në rast të një fitoreje me Tiranën.
Pas takimit, ka folur për gazetarët trajneri Giovani Colella. Tekniku i të kuqve analizoi shkurtimisht atë që ndodhi në Kamëz. Megjithatë theksoi se ka besim te skuadra e vet. Për Oversport, Colella deklaroi:
“Kemi barazuar në një fushë shumë të vështirë. Ata kanë një skuadër agresive. Edhe ndodh që të barazosh, pse jo.
Minikrizë rezultatesh? Opinionin e respektoj, por nuk jam dakord. Një gjë është e sigurtë që çdo ndeshje, futemi për t’i fituar, por jo gjithmonë arrijmë t’i fitojmë.
Mungesa e fitores? Ndodh që do të ikim në shtëpi dhe të nisim stërvitjen. Mund të punonim shumë mirë në fazën e ndërtimit. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë në fazën e posedimit. Por, kjo është edhe për meritën e kundërshtarit. Ndikoi edhe terreni që ishte i vështirë.
Mungesa e Bitrit? Është një gjë që e dinim prej kohësh. Kështu që jemi përgatitur.
Nervozizëm në zëvendësime? Skuadra arrin ta kuptojë kur bën mirë dhe kur bën keq. Kjo pjesa e nervozizmit vjen sepse duan të fitojnë. Lojtarët duhet të mësohen me pjesën e presionit në një skuadër si Partizani. Është diçka normale”, tha ai.