Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mposhti Kukësin, por Josa e ka mendjen te Tirana: Ndeshja e ardhshme do të tregojë forcën tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti Kukësin, por Josa e ka mendjen te Tirana: Ndeshja e ardhshme do

Vllaznia është forca e 3-të e kampionatit, me kuqeblutë që ia dolën të largohen me 3 pikët nga “Kukës Arena”, pasi mposhtën 1-0 vendasit.

Hakaj do të ishte vendimtarë në këtë sfidë, pasi goli i tij do të çonte në festë të gjithë shkodranët.

Pask këtij triumfi trajneri Mirel Josa për “Oversport” do të theksonte se :

Fitorja? Norma që kur merr 3 pikët në Kukës  që je i kënaqur. Por më shumë jam i kenaqur me lojën e skuadrës, një ndeshje  evendosur nga episode, që nga qarkullimi i toit deri te golat. Shënuam me Hakajn dhe ishim shumë të përqendruar. Janë episode që bëjnë diferencën, pasi Kukësi humbi 3 raste në zonën tonë dhe mund të barazohej ndeshja.

3 ndeshje pa fituar jashtë? Garancinë ma jep skuadra se si e kërkon rezultatin. Garancia vërtetohet në ndeshjen e ardhshme.

A mendoni se është Vllaznia pretendente kjo e sotmja? Unë e quaj vendimtare ndeshjen e ardhshme. Fitorja e sotme na bën që të punojmë më të qetë për ndeshjen e ardhshme ndaj Tiranës. Sot unë duke rritur gjendjen e lojtarëve gradualisht.

Ndeshja me Tiranën? Normal që është shumë e rëndësishme fitorja e sotme për ndeshjen me Tiranën. Garancinë e kërkoj te dyluftimet, qoftë te Jonuzi, qoftë Alivoda të cilët mbëhstetën Aralicën shumë mirë. Sot vendosëm Aralicën në vend të Hoxhës për shkak të lodhjes që kishte ky i fundit ndaj Erzenit. Do mundohemi të minimizojmë gabimet, sepse duhet të jemi të kujdesshëm në markimin e lojtarëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga