Tirana do të përballet nesër me Besiktasin në orën 20:00 në Stamboll për të luajtur ndeshjen e turit të dytë kualifikues në Conference League. Shanset janë të ulëta për bardheblutë që sfidojnë një gjigant europian me buxhet dhjetra herë më të madh.
Për të gjithë duket e pamundur, por besnikët e ngjyrave bardheblu, ‘Tirona Fanatics’ besojnë te mrekullia. Tifogrupi, nëpërmejt një letre të hapur, u kërkon lojtarëve përsëritjen e historisë ku në 1965-ën, Tirana e Fatmir Frashërit, Skënder Halilit, Niko Xhaçkës e Ali Memës kaluan turqit pas një barazimi historik 1-1 në Stamboll dhe fitoren 2-0 në kryeqytet.
Poll