
Roma nuk do të shkonte më shumë se barazimi 1-1 me Milan në “Olimpico”. Pas ndeshjes Jose Mourinho do të theksonte se skuadra e tij luajti me shumë mungesa dhe përsëri skuadra e tij zhvilloi një lojë të mirë. Në fund ishte e pafat që nuk mori dot 3 pikët.
“Vetëm ne mund të luajmë një ndeshje kundër Milanit me të gjitha vështirësitë që patëm. Ne nuk jemi një ekip i pasur, çdo lojtar që humbet është një problem i madh. Nuk kemi humbur një, por shumë. Përfundimi i kampionatit në vendin e katërt do të ishte një arritje e pabesueshme, mendoj se vetëm ne mund ta bëjmë këtë. Për këtë arsye jam më shumë krenar se sa i trishtuar. Tre pikët ishin afër, por jam më shumë krenar se sa i trishtuar”.
Abraham-Belotti? “Ka trajnerë që luajnë ashtu siç duan, ata zgjedhin një model dhe një sistem, ata zgjedhin lojtarët. Nëse lojtari A nuk luan, lojtari B luan ai që është i njëjti: ne duhet të luajmë ndeshje pas ndeshje me lojtarët që kemi në dispozicion”.
Jeni në garë për zonën Champions dhe Europa League?“Ne jemi në garë, ne bëjmë gjithçka që mundemi”.
Një pikë e fituar apo dy pikë e humbur? “Dy pikë të humbura”.