Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

VIDEO/ Franca U-17 nuk fal Gjermaninë, “gjelat” dhurojnë spektakël në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Franca U-17 nuk fal Gjermaninë, “gjelat” dhurojnë
Franca U-17

Është zhvilluar ditën e sotme edhe përballja mes Gjermanisë U-17 dhe Francës U-17 e vlefshme për Kampionatin Europian që po zhvillohet në Shqipëri. Skuadra e “gjelave” ka arritur të triumfojë.

Franca mposhti ditën e sotme Gjermaninë falë një rezultati të pastër 2-0 në “Elbasan Arena”. Ekipi i “gjelave” kaloi në avantazh që në startin e takimit në sekondën e 46-të falë golit të realizuar nga Azizi.

Ndërsa në minutën e 12-të të sfidës, Nguessan dyfishoi shifrat për të rinjtë e Francës. 20 minuta më vonë Gjermania u ndëshkua me të kuq, duke shuar shpresat për t’u rikthyer në lojë.

Ndërsa goditja përfundimtare nga “gjelat” erdhi në minutën e 78-të falë folit të Batola, i cili firmosi fitoren në “Elbasan Arena”.

Goli i Azizi

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga