
Vllaznia U-19
Vllaznia është shpallur fituese e turneut ndërkombëtar “Eagle Cup”, i cili u organizua për herë të parë në Shqipëri. Skuadra shkodrane triumfoi në finalen e luajtur mbrëmjen e djeshme ndaj Hellas Veronës me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”.
Pas këtij suksesi nuk ka munguar as urimi nga presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, teksa shkruan në rrjetet sociale: “Bravo yje”. Objektivi i këtij organizimi ishte promovimi i futbollit të moshave dhe krijimi i eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë pjesëmarrës.
Edhe pse Vllaznia nuk ishte në gjendje të kurorëzohej në Superiore, moshat e ekipit shkodranë arritën të “nderonin” tifozerinë e tyre.

Poll