
Bylis U-19
Bylis U-19 është shpallur kampion në Superiore. Klubi ballshiot ka siguruar kështu për herë të parë në histori, pjesëmarrjen në UEFA Youth League U-19.
Për këtë në Ballsh kanë të drejtë të festojnë. Në një postim së fundmi tregojnë se do shkojnë në Europë, ndërsa kujtojnë arritjet e këtij sezoni ku bie në sy fitimi i kampionatit me U-21 dhe rikthimi në Superiore.
Postimi i Bylisit:
“Kampion edhe me U-19 në Superiore! Sukses madhështor, por HISTORIKE pjesëmarrja për herë të parë që kur është themeluar klubi ynë në "Uefa Youth League U-19". Pasi u rikthyem në Superiore me ekipin e parë, kampion me U-21 për herë të 3-të, tani kampionë Kombëtar edhe me U-19! Bëjmë gati pasaportat, BYLISI luan në Europë!”

Poll
Lexo gjithashtu
MOSHAT (U17-U19)
Europiani U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohet kalendari i kampionatit
MOSHAT (U17-U19)