
Në prag të nisjes së kampionatit të ri për grupmoshën U-7, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë organizoi një festival futbolli për djemtë e kësaj grupmoshe në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ky aktivitet kishte në qendër prezantimin e risive të sezonit të ri, me formatin e përmirësuar të garës, më shumë ndeshje dhe mundësi për zhvillimin teknik e argëtues të fëmijëve.
Gjatë festivalit, djemtë e vegjël patën mundësinë të përjetojnë një atmosferë pozitive dhe festive, si edhe të njihen nga afër me mënyrën e re të organizimit të kampionatit. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe shumë trajnerë profesionistë, të cilët udhëhoqën fëmijët në fushë dhe i ndihmuan gjatë lojës me ushtrime moderne dhe metoda bashkëkohore stërvitjeje.
Me aktivitete të tilla, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë vazhdon të mbështesë fëmijët dhe zhvillimin e futbollit në moshat e vogla.