
Shqipëria U-17
Ditën e sotme në vendin tonë startoi Kampionati Europian për moshat nën 17 vjeç. Sfida që hapi këtë edicion ishte mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e cila nuk shkoi dhe aq mirë për djemtë kuqezi.
Shqipëria U-17 u mposht sot në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 4-0 nga luzitanët. Por ajo e cila mund të ngushëllojë ekipin e djemve dhe të gjithë tifozët, ishte numri i të pranishëmve në “Arenën Kombëtare”.
8662 tifozë ishin sot në stadiumin kombëtar duke ndjekur Kombëtaren e Shqipërisë U-17. Një numër ky padyshim i kënaqshëm.