
Pak orë më parë, kombëtarja shqiptare U-19 publikoi listën e lojtarëve për sfidat ndaj Kosovës dhe Moldavisë. Trajneri Julian Ahmataj i ka besuar dhe shumë prej lojtarëve premutes të ekipeve shqiptare.
Një prej tyre është dhe Tedi Malaj i Partizanit, i cili është grumbulluar për këto dy takime. Me një mesazh publik në rrjetet sociale, klubi i kuq i ka shprehur suksese sulmuesit 18-vjeçar.
Mesazhi i Partizanit:
Tedi Malaj do të jetë pjesë e seleksionit kuqezi për triangolaren me Kosovën U-19 dhe Moldavinë U-19, në 4 dhe 8 Shtator në “Shtëpinë e Futbollit”.
Në listën prej 20 futbollistësh të publikuar sot trajneri ekipit tonë përfaqësues U-19 Julian Ahmataj ka përfshirë sërish edhe sulmuesin tonë.
Klubi i uron Tedi Malaj shumë suksese dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi.