Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka zbardhur vendimet ndëshkuese ndaj ekipeve të kategorive të ndryshme në futbollin shqiptar. E rëndësishme është se skuadrat që u inkuadruan në Kupën e Shqipërisë (ekipet kryesore, jo të moshave), nuk patën “pasoja” disiplinore. Ja të gjitha vendime:
KF Bylis U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Laçi U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Luftëtari U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Luftëtari U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Shkodra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Vora U-17, Shaban Kolgjini, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Labëria SK U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër Sporting Durrës U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Dinamo U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Olimpik Junior B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kamza 07, U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër KF Burreli U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Iliria U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i KF Iliria U-17, Jomels Selmani,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
KF Tirana U-14, për mospërmbushje të detyrimeve, përgjegjësive dhe masave të sigurisë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Astiri U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i KF Tirana U-14, Samet Gjoka, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k dhe 16 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
AP Dinamo B, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Alfa Football U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
TR 19 Akademi U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Tirana A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Vora U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Durrës City U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Burreli A, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza A, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kamza Sport B, Vajza U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Vajza U-16, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Alpha 2024, Vajza U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Enkelajdo Kamberaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
