
Ekipi kryesor i Partizanit po bën përgatitjet e fundit në prag të përballjes me Egnatian për “Final 4”, ndërsa moshat U-17 të “Demave të Kuq” kanë korrur fitoren në Kupën e Shqipërisë me rezultatin 3-1 kundër Apolonisë, duke rritur entuziasmin te kryeqytetasit. Kjo arritje është dëshmi se Partizani ka një të ardhme të ndritur. Ja postimi i plotë i tyre në rrjetet sociale:
“Partizani është fitues i Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 për sezonin 2024-2025. Ndeshja finale e luajtur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ka shpallur fitues të kuqtë të cilët kanë triumfuar me rezultatin 3 - 1.
Golat e realizuar nga Ndreka (autogol) 59', Hyka 60' dhe Vata 90' i dhuruan 17 vjeçarëve tanë edhe trofeun. Ekipi ynë i drejtuar nga trajneri Aldo Duro e ka mbyllur sezonin 2024-2025 në mënyrë fantastike duke fituar të dy trofetë e rëndësishëm për moshat U-17. Titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë kanë rikonfirmuar dominimin absolut të Partizanit”.