Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Europiani U-17/ Nesër luhen ndeshjet e dyta, Shqipëria përballet me Holandën në “Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
Europiani U-17/ Nesër luhen ndeshjet e dyta, Shqipëria përballet
Holande - Shqiperi

Shqipëria U-17 luan nesër ndeshjen e dytë të grupit 3 të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 ndaj Holandës. Në stadiumin “Air Albania” në orën 15:00, kuqezinjtë do të përballen me rivalët më të fortë të grupit, megjithatë djemtë janë gati për të dhuruar një tjetër performancë të mirë pas ndeshjes me Kroacinë.

Kombëtarja U-17 ka vijuar me përgatitjet në Durrës, të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Andrea Tedesco për sfidën ndaj Holandës.

All - Paragraf - 3

Po nesër, në orën 11:00 do të luhet ndeshja tjetër e grupit 3, mes Kroacisë dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Hyrja në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri U17 – Holandë U17 do të jetë falas. Federata e Futbollit i fton të gjithë tifozët në stadium për të mbështetur kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Holandës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7