Bylis U-19
Sfida Vllaznia – Bylis për grupmoshën U-19 në Abissnet Superiore ka përfunduar 3 – 1 për ballshiotët. Por një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në këtë takim.
Klubi i Bylisit ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa thekson se gjatë pauzës së ndeshjes, për shkak të rënies intesive të breshërit, të dyja skuadra janë drejtuar drejt dhomave të zhveshjes.
Pikërisht, në këtë moment, sipas klubit ballshiot, trajneri i portierëve të skuadrës shkodrane dhe një civil kanë ushtruar dhunë kundër lojtarëve të Bylisit.
Klubi bardhekuq ka vendosur në djeni FSHF-në dhe Policinë e Shtetit për masat e nevojshme. Për informacion, ndeshja u mbajt në fushën sportiv “Reshit Rusi”, Shkodër.
Poll
