
Teuta do të presë Skëndërbeun në “Niko Dovana” për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Një duel mjaft i rëndësishëm, ku “djemtë e detit” do të kërkojnë vetëm fitoren për të siguruar edhe biletën për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Durrsakët kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë, e cila është me eleminim direkt dhe hapat fals janë kategorikisht të ndaluara për “djemtë” e Edi Martinit. Klubi u bën thirrje tifozëve që të mos mungojnë, pasi ekipi ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e tyre.
“MOS MUNGO, EJA EDHE Ti!! Sot të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit të qytetit, aty ku përballemi ndaj skuadrës së Skënderbeut. Ekipi ka nevojë për mbështetje masive! Merr një shok, ejani në stadium. #forcateuta”, ka shkruar klubi i Teutës në rrjetet sociale.