Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Morën humbjen e 3-të rresht në “San Siro”, INZAGHI: Të zhgënjyer nga rezultati, por jemi në garë për të gjitha objektivat

Shkruar nga NEWSPORT
Morën humbjen e 3-të rresht në “San Siro”, INZAGHI:

Interi u mposht nga Monza me rezultatin e ngushte 1-0 në sfidën e javës së 30-të të Serie A. Kjo është humbja e 3-të rresht e zikaltërve në “San Siro” që konfirmon kështu edhe momentin “JO” që po jetojnë në kampionat.

Pas disfatës ka folur Simone Inzaghi, i cili ka theksuar se në asnjë mënyrë skuadra e tij nuk ka lënë pas dore Serie A për Champions, ndërsa nënvizon gjithashtu se janë akoma në garë për të gjitha objektivat.

“Ekipi pati një pjesë të parë të mirë që meritonte qartësisht më mirë, pastaj sa më gjatë që vazhdoi pa gol, ne u tensionuam dhe humbëm formën tonë. Është një fotokopje e ndeshjeve kundër Fiorentinës dhe Salernitanës, jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar.

Nuk është e vërtetë që ne nuk na intereson Seria A dhe duam vetëm të rrisim lojën tonë në garat e kupave. Ne donim shumë të fitonim dhe ky rezultat negativ ngadalëson përparimin tonë në kampionat. Ndoshta skuadra ndjen presionin që na duhen vërtet pikë në Serie A dhe kjo na bën të frustruar, ne humbasim mprehtësinë tonë dhe nuk e lëvizim topin pastër.  

Jemi vetëm dy pikë larg Milanit dhe ka shumë ndeshje përpara, kështu që kemi shumë kohë për ta kompensuar atë. Ne jemi ende në garë për të gjitha objektivat tona”, përfundoi trajneri i Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga