Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E trishtë, ndahet nga jeta legjenda e basketbollit fierak Kozma Mone; Apolonia shënoi rezultatet më të larta në kohën e tij

Shkruar nga NEWSPORT
E trishtë, ndahet nga jeta legjenda e basketbollit fierak Kozma Mone;

Ish-sportisti i njohur i qytetit të Fierit, Kozma Mone është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e bën me dije kryetari i Bashksë së Fierit, Armando Subashi.

Fieri humbi sot një figurë të shquar dhe shumë të dashur, i cili me largimin e tij la pas lot dhe dhimbje, te familjarët dhe gjithë të dashurit.

Mone ka pasur një karrierë të gjatë sportive, dhe kushdo e mban mend ekipin e Apolonisë, i cili ka shënuar rezultatet më të larta gjatë kohës kur drejtohej nga i madhi Mone, shkruan në njoftimin e tij Subashi.

Titujt dhe nderimet për të kanë qenë të shumta dhe të merituara, ku mes të tjerash është vlerësuar dhe si "Qytetar Nderi".

Nuk bëhet me dije nëse Mone ka vdekur nga shkaqe natyrale apo nga ndonjë sëmundje specifike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga