
Ende nuk dihet arsyeja se pse Lorenc Jemini, një prej ish-gjyqtarëve ndërkombëtarë u largua nga gjykimi pas ndeshjes Partizani-Luftëtari që u zhvillua në datën 9 prill të vitit të kaluar. Edhe pse për këtë nuk ka asnjë përgjigje, së fundmi mësohet se FSHF-ja do rikthejë sërish Jeminin.
Këtë herë jo si gjyqtar, po si vëzhhgues arbitrash. Puna e re e Jeminit do të nisë nga sot. 43-vjeçari është caktuar të vëzhgojë kolegët e tij në takimin e sotëm mes Dinamos dhe Vllaznisë B që luhet në kuadër të javës së 14-të të kampionatit në Kategorinë e Parë.
Mister mbetet fakti që ky vendim nga ana e FSHF-së dhe Jeminit është marrë vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në FSHF dhe mbi të gjitha pas gjithë atyre akuzave që 43-vjeçari bëri në adresim të Federatës në momentin e largimit nga gjykimi.