
Xhuliano Skuka mund të provojë një aventurë të re, pasi dështoi të linte gjurmë te Metz gjatë këtij sezoni. Sulmuesi me origjinë nga Dibra, u transferua te skuadra franceze e cila militon në ligën e dytë, pas eksperiencës në Superiore me skuadrën e Partizanit.
Raportohet se e ardhmja e tij pritet të marrë një tjetër kthesë dhe shpresat e djaloshit 22 vjeçar janë që të gjejë më shumë hapësira.
Një pistë e cila përflitet për destinacionin e rradhës të Skuikës është dhe një rikthim i mundshëm te klubi i Partizanit, aty ku nisi gjithcka dhe u kthye në pikë referimi në qendër të sulmit. Gjithcka mbetet në kuadër të thashethemeve në Francë, me Skukën që nuk do e përjashtonte një lëvizje të tilë, duke përfituar dhe nga kualifikimi i skuadrës së kuqe ne turet e UEFA Champions League.
Në këtë mënyrë do të katapultuhej në një tjetër kampionat ku të gjejë minutat e munguara. Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare dhe konkrete. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, me Skukën që gjithmonë do ta ketë derën e hapur në klubin e Partizanit.