
Migjen Basha mund të shkojë drejt Italisë. Virtus Entellas është duke u interesuar për mesfushorin e kombëtares kuqezi. Drejtuesit e kësaj skuadre po kërkojnë një mesfushor organizator, dhe 29-vjeçari kuqezi i përshtatet lojtarit që ata kërkojnë. Deri në këto momente akoma nuk ka një ofertë zyrtare, megjithatë në orët në vazhdim pritet që të ketë diçka më konkrete.
Migjen Basha do të mund të përshtatej shpejt me këtë skuadër pasi ka luajtur edhe më parë në Serinë B, konkretisht me skuadrën e Comos, e cila ra një kategori më poshtë.
Poll